Pages

Friday, May 31, 2013

I dashur, laj enët - do të shpërblej me seks Femrat gjithsesi dinë të jenë mirënjohëse. Këtë e tregon një hulumtim i bërë në Britani të Madhe. Kur meshkujt u ndihmojnë damave, ato me gjithë dëshirë i shpërblejnë me butësi në krevat. Seksi si shpërblim – të dy gjinitë dinë të lozin me mençuri Gjatë këtij hulumtimi, madje ty të tretat e femrave britanike kanë zbuluar se e shfrytëzojnë seksin si formë shpërblimi për partnerët e tyre. Ndërkaq, më bujare bëhen kur partnerët e tyre u ndihmojnë rreth punëve të shtëpisë. Shumica e tyre, 65 për qind, pa ngurruar kanë pranuar se e aplikojnë sistemin e këtillë të shpërblimit, ndërsa vetëm 11 për qind syresh kanë ngurruar të japin përgjigje. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 1.994 persona më të vjetër se 18 vjeç. Në mesin e tyre ka pasur edhe meshkuj. Edhe ata kanë deklaruar se nuk hamenden që me seks të shpërblejnë partneret e tyre. Këtë gjë më së shpeshti e bëjnë kur damat vendosin që bashkë me ta të shikojnë ndeshjen sportive. Ç’duhet të bëjë mashkulli që të shpërblehet me seks 1. T’i kryejë punët e shtëpisë – 39% 2. Të blejë dhuratë – 34 % 3. Të kujdeset për fëmijët - 28% 4. Të gatuajë drekën apo darkën - 21% 5. Të paguaj taksinë – 19% Ç’duhet të bëjë femra që të shpërblehet me seks 1. Të shikojë ndeshjen sportive – 35% 2. Të ndihmojë në kryerjen e punëve të shtëpisë – 31% 3. Të paguajë taksinë – 29% 4. Të kujdeset për familjen – 22% 5. T’i lejojë mashkullit të dalë në mbrëmje me miqtë – 17%.
Pse disa femra janë të “dënuara” për të humbur? Gjithmonë ekzistojnë shkaqet për shkak të të cilave ndodhë diçka, si për gjëra të mira, ashtu edhe për ato të këqija. Nëse nuk ju ecën fati në dashuri, është koha të zbuloni përse ju ndodh ashtu. U tregoni të gjithëve për lidhjen tuaj Natyrisht se do të lavdëroheni para shoqeve kur të keni një dashnor të ri, mbase edhe do t’ua tregoni disa detaje për lidhjen tuaj, mirëpo edhe ua tregoni të gjithave çdo segment të marrëdhënies suaj, - dashnorit tuaj kjo gjë me siguri nuk i pëlqen. Nëse e teproni edhe me shfaqjen e tepruar të dashurisë suaj në Facebook, ka mundësi të ndihet tepër i tendosur. Në fillim të lidhjes kushtoni kujdes për atë se çka flisni, në mënyrë që të mos e frikësoni shumë dhe të mos e largoni nga vetja. Kriteret e ashpra Janë gjëra të njohura që çdokush i do disa gjëra të caktuar te partneri i vet, mirëpo nëse keni kërkesa të ashpra se si do të duhej të dukej i dashuri juaj, me kë do të duhej të shoqërohej dhe si do të duhej të sillej, nuk do të jeni të kënaqura me askënd. Zbusni kriteret. Jeni këmbëngulës Porosia e mëngjesit, ftesa pas mëngjesi, pastaj edhe një porosi para kafjalli, pas këtyre gjithsesi edhe disa porosi pasdite dhe edhe një para se të fle gjumë... Ndoshta ju mendoni se në këtë mënyrë do t’i tregoni se e dashuroni, ndërkaq atij i duket se si ia keni vënë lakun rreth qafe me të cilin po e shtrëngoni me secilën porosi apo me secilën ftesë të re. Nuk ka gjë të keqe t’ia kushtoni tërë vëmendjen, mirëpo kujdesi i tepruar mbase do ta ngufasë dhe do ta largojë nga ju. I tregoni për ish të dashurit Vazhdimisht, për çdo ditë, në çdo situatë. Po qe se me çdo veprim tuajin i tregoni se si ish i dashuri këtë gjë apo atë gjë e ka bërë më mirë apo më keq, do t’ju kuptojë sikur pikërisht dëshironi të jeni me ish të dashurin dhe se si po vuani për kohët e kaluara.
Fjalët e ndyra shpërthejnë epshin Fillojani me numërimin e pjesëve të trupit të cilat ju pëlqejnë. Nëse nuk jeni të sigurt se po i pëlqen diçka, pyeteni. Femrat nuk do të duhej ta injoronin faktin që bisedat seksuale në vesh kënaqin secilin mashkull. Natyrisht që ato biseda nuk duhet të bëhen me shprehje profesionale, andaj mos mendoni shumë se cilat fjalë do t’i përdorni, sepse në ato momente nuk ka nevojë që të dukeni sikur fjalor. Bisedat, duke përdorur fjalë të ndotura në kulmin e seksit, mund të shtojnë afshin e dyanshëm. Për shembull, nëse ju prek aty ku ju krijon kënaqësi, thoni se po ju pëlqen, mos heshtni. Nëse bisedoni për çdo prekje të tij, ai do ta ketë më të lehtë, ndërkaq shumë shpejt edhe juve do t’ju duket më e natyrshme të flisni fjalë seksi të cilat gjithsesi do të jenë të dobishme. Është mirë të dini saktësisht se ç’ju pëlqen tek ai dhe t’ia thoni atë, sepse, në të kundërtën, ai nuk do të ndihet seksi. Filloni me numërimin e pjesëve të trupit të cilat ju pëlqejnë. Nëse nuk jeni të sigurt se po i pëlqen, pyeteni. Nëse dëshironi që t’ju prekë diku, tregoni saktë se ku doni. Madje edhe nëse e di se çfarë të pëlqen, e gjitha do të jetë shumë më seksuale kur ai do të ketë ndjenjën që po merr urdhra. Sa për fillim, mjafton nëse zëshëm tregoni se sa po kënaqeni duke u puthur me partnerin tuaj. Do të jetë plotësisht e mjaftueshme nëse filloni me fjalët: “Kënaqem kur me gishta prek ... “, ose “Po kënaqem shumë kur po e ndien...”
Pesë prezantues në Videofestin e këtij viti Videofesti muzikor 2013, që është ngjarja më e madhe e vitit për yjet muzikore shqiptare, këtë vit po vjen me ndryshime të mëdha, që pritet të befasojnë publikun. Pas darkës së mbajtur pak ditë më parë me gazetarët, që do të përcjellin minutë pas minuti ngjarjen më të madhe të vitit në shoubizin vendor, është Telegrafi që ka mësuar për disa prej ndryshimeve që do të jenë këtë vit. Në edicionin e 10-të të tij, Videofesti do të ketë në skenë plot pesë prezantues. Katër femra dhe një mashkull. Katër bukuroshe dhe një prej ikonave të moderimit në median shqiptare. Befasia më e madhe janë pikërisht katër prezantueset, që janë prej femrave më të bukura në vendin tonë. Elita Rudi udhëheq frontin femëror të Videofestit të sivjetmë. Elita, prej modeleve ikonë të vendit tonë do të jetë në skenën e Videofestit për herë të parë dhe sigurisht se ajo pritet t’i japë mjaft sharm evenimentit. Elita Rudi - Foto: Arton Humolli Krahas Elitës pritet të jetë elita e bukurisë shqiptare. Kaltrina Mikushnica, një prej modeleve më të bukura në rajon do të jetë e shoqëruar edhe nga Arta Kamberi (Miss Kosova) dhe Qëndresa Haziri (modele e mirënjohur). Të katër bukuroshet do të jenë të shoqëruara nga njeriu i cili ka kohë që nuk ka qenë pjesë e ekranit, apo skenave të spektakleve. Benet Kaqi do të shënojë rikthimin e tij në skenën e Videofestit, në një mbrëmje që pritet të jetë e jashtëzakonshme. Kaltrina Mikushnica - Foto: Valona Cakuli Videofest 2013 do të mbahet më 4 qershor në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.